Site icon PORTALB

LSDM nuk beson në asnjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, pa BE-në

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

Lidhja Socialdemokrate nuk mund të besojë në asnjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe me Kryeministrin Nikolla Gruevski, nëse në marrëveshje të tillë nuk garantojnë Bashkimi Evropian.

Oliver Spasovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së në intervistë për Press24, thotë se opozita deri më tani ka qenë e mashtruar disa herë nga pushteti me atë që marrëveshjet nga takimet e liderëve ose të takime partiake nuk janë realizuar në praktikë. Mu për këtë qëllim LSDM kërkon garancë për marrëveshje eventuale me VMRO-DPMNE-në.
“LSDM kërkon garanci se ajo që do të merren vesh mes pozitës dhe opozitës, për dalje nga kriza politike, që nënkupton kushte për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, do të zbatohet në praktikë. Për këtë shkak, në zbatimin e marrëveshjes, tërësisht të jetë e përfshirë opozita, ndërsa garanci të jetë Bashkimi Evropian”, thotë Spasovski.

Për momentin nuk ekzistojnë kurrfarë bisedime në relacionin pozitë-opozitë, ndërsa Spasovski shkak të vetëm sheh mospasjen e dëshirës së sinqertë të kryeministrit Gruevski për bisedime esenciale.

Partia në pushtet duhet të tregojë se me të vërtetë do të zgjedh problemet kyçe politike në vend. Gruevski duhet të tregojë gatishmëri për bisedime për të gjitha pesë temat që ka propozuar opozita, thotë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së.

Mungesa e opozitës nga Parlamenti dhe situatat që ndodhin në të tregojnë për vendimet e drejta të LSDM-së të sjella pas zgjedhjeve, vlerëson Spasovski.

“Rrahja e fundit mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, në mënyrë shtesë shkon në favor të përcaktimit të fortë të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit që të mos marrin pjesë në punën e një Kuvendi të tillë, që është turp për Republikën e Maqedonisë. Nuk ka humbje më të madhe të brendshme për një institucion, që duhet të jetë tempull i demokracisë, nga ajo që momentalisht po ndodh në Kuvendin tonë. E hëna e zezë, tani e marta e zezë, çka mund të pritet më shumë”, thotë në intervistë për Pres24, Spasovski.

Exit mobile version