Site icon PORTALB

Vlorë, ndalohen 13 klandestinë nga Siria dhe Eritrea

Policia e Shqipërisë

Policia e Vlorës ka ndaluar 13 klandestinë nga Siria dhe Eritrea, të cilët kishin ardhur në mënyrë ilegale nga Greqia dhe kishin si destinacion përfundimtar vendet evropiane.

Efektivët e policisë bënë të mundur zbulimin e klandestinëve në një furgon në afërsi të Palasës dhe vunë në pranga drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë, pritet që klandestinët të deportohen sërish në Greqi./ Shekulli

Exit mobile version