Tashmë emrat e tyre janë bërë të njohur edhe për publikun e gjerë. Bëhet fjalë për producentët Arbër Zaap Elshani dhe Kris Lekaj, apo Zaap&Chirss siç njihen në publik.
Këta dy emra kanë gdhendur emrat e hiteve më të mëdha të këtij sezoni, ndërsa vetë ata tregojnë se edhe hiti i vitit 2015 është pothuajse gati.
E duke u bazuar në foton e cila qëndronte pranë mbishkrimit të tyre në faqen zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, këtë hit do ta sjell në publik, ylli i muzikës popullore Shyhrete Behluli. Ndryshe asnjë detaj më shumë nuk është dhënë rreth këtij projekti, mbetet të pritet deri në fundvit që hiti i radhës nga këngëtarja Behluli të dëgjohet nga publiku i saj.