Forcat përgjegjëse për arsenalin strategjik bërthamor të Rusisë do të bëjnë ushtrime këtë muaj ku do të përfshihen më shumë se 4.000 ushtarë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi sot, një ditë para fillimit të samitit të NATO-s në Uells, se ushtrimet do të zhvillohen në rajonin Altai në kufi me Kinën, Kazakistanin dhe Mongolinë.
Manovrat thuhet se do të përfshijnë përdorimin e gjerë të fuqisë ajrore.
Rusia dhe NATO kanë shtuar manovrat ushtarake që nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainë ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Putin ka shfrytëzuar këtë rast për të rikujtuar se Rusia ka një arsenal të madh bërthamor.