Site icon PORTALB

Një orë pritje në autostradën Tetovë – Gostivar, masa sigurie për delegacionin kanadez (Foto)

Kolona e veturave - Tetovë – Gostivar

Mbrëmë në autostradën Tetovë Gostivar, gati një orë është pritur në pikën e pagesës në hyrje të Gostivarit. Policia kishte bllokuar rrugën deri sa pritej që në drejtimin tjetër të autostradës që ishte thuajse bosh të kalonte delegacioni kanadez.

Kolona e veturave ishte disa kilometra e gjatë gjë që shkaktoi nervozizëm tek udhëtarët. Më pas vonesa u bë edhe me gjatë deri sa të gjitha veturat duhet të kalonin në ikën e pagesës.

Zëdhënësi I policisë së Tetovës, tha për Portalb se masa të tilla sigurie janë të zakonshme për delegacionet e huaja që vizitojnë Maqedoninë.

Exit mobile version