Qytetet me të ndotura të botës, Shkupi e Tetova në Top Listë

Statistika e sotshme e javores britanike, Economist, ka qenë mbi qytetet me ekonomi të zhvilluara, por me ndotje të lartë të ajrit. Sipas shifrave, qyteti më i ndotur, që kap përmasa të frikshme, është Ludhiana i Indisë, që është gati dy herë më i papastër sesa qyteti i dytë, Lanzhou në Kinë.

Qyteti më i ndotur në BE është Torino, që kap shifrat e 50 mikrograme të dëmshme për një kubik metër, e ndjekur nga qytetet spanjolle, Sevilja dhe Zaragoza.

Nëse në listë do futeshin Shkupi dhe Tetova, atëherë këto qytete do bëheshin zyrtarisht si vendet më të ndotura në Evropë, pasi shifrat e tyre janë 92.14 dhe 97.88 respektivisht. Për krahasim, Gostivari ka ndotje prej 25 mikrogramëve dhe që konsiderohet e ulët. /Portalb

 

 

10650022_10152664701779060_4830815619683485010_n

Lajme të ngjashme

Back to top button