Arrestohet Justin Bieber, sherr pas përplasjes së makinave

Justin Bieber është rikthyer në qëndër të vëmëndjes, për shkak të problematikave që ai sjell. Kësaj radhe nuk akuzohet për përdorim të lëndëve narkotike, apo zënien me grushta me ndonjë paparac, por për drejtimin e makinës në mënyrë të rrezikshme.

Kaq ka mjaftuar që pas një debati me shoferin e një automjeti tjetër, dhuna mes dy palëve të shtohej më tepër. Ai është arrestuar nën akuzën e agresionit dhe drejtimit të makinës në mënyrë të rrezikshme, pasi është përplasur me një makinë në Kanada.

Sipas CNN, incidenti ka ndodhur të premten e kaluar në Perth Country. Bieber, i përfshirë edhe më parë në agresion në Toronto, është lënë i lirë dhe duhet të paraqitet në seancën gjyqësore e cila do të mbahet në gjykatën e Stratford në datën 29 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button