Site icon PORTALB

Kiev: Poroshenko dhe Putin janë pajtuar për armëpushim

Poroshenko dhe Putin

Poroshenko dhe Putin

Zyra e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka njoftuar sot se Poroshenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë arritur marrëveshje për “armëpushim të vazhdueshëm” në pjesëën lindore të Ukrainës, ku separatistët prorusë po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës, në konfliktin nga i cili, prej muajit prill, janë vrarë më se 2,600 vetë.

Në njoftim theksohet se marrëveshja është arritur gjatë bisedës telefonike të Poroshenkos me Putinin.

“Rezultat i bisedimeve ishte marrëveshja për armëpushim të përhershëm në Donbas”, thotë njoftimi, transmeton REL.

Kjo kumtesë është publikuar pak kohë pasi Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, u tha agjencive ruse të lajmeve, se Putin dhe Poroshenko kanë diskutuar për krizën në Ukrainë me telefon dhe se pikëmapmjet e tyre “ishin përputhuar në një shkallë substanciale”.

Por, në këto raporte të agjencive ruse nuk është përmendur armëpushimi.

Exit mobile version