Site icon PORTALB

Alcantara bëhet i Bayernit

Përfundon aventura me Barcën

Përfundon aventura me Barcën

Tratativë e përfunduar. Sipas asaj që raporton portali sportiv italian “Tuttomercatoweb”, Bayern Munchen ka bërë të vetin talentin e Barcelonës Thiago Alcantara (22 vjeç), i cili ditë më parë ishte shumë pranë transferimit te Manchester United.

Teksa mungon vetëm firma zyrtare mbi kontratë zbulohen edhe disa detaje të marrëveshjes: mesfushori do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me klubin e “Allianz Arena” dhe do të përfitojë 2,5 milionë euro neto në sezon.

Exit mobile version