Site icon PORTALB

Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët e vendit

Qarkullimi në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Exit mobile version