Site icon PORTALB

Menduh Thaçi konsultohet me ndërkombëtarët për të bojkotuar Kuvendin

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ka filluar konsultimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë para se përfundimisht të vendos nëse partia do të bojkotojë punën në Kuvend pas incidentit me rrahjen mes deputetëve të tyre dhe atyre të BDI-së, thekson një funksionarë i lartë partiak, për Dnevnik.

Nga partia nuk zbulojnë me cilët prej faktorëve të huaj Thaçi ka shkëmbyer mendime, por shtojnë se PDSH-ja, mirë do të analizojë para se të sjellë vendimin nëse do të vepron jashtë institucioneve.
Nga BDI kanë përsëritur se shtrinë dorë e pajtimit dhe shtojnë se nuk kanë për qëllim të iniciojnë hap të ri në atë drejtim sepse tani partia e Thaçit duhet të bëjë hapin. “Konsultimet që ka paralajmëruar kryetari po vijojnë, ndoshta do të ketë edhe një matje brenda partiake para se të sillet vendimi kryesorë se si do të veprojmë. Situata është delikate sepse jemi të bindur se bëhet fjalë për incident të planifikuar nga BDI për heqjen e opozitës nga parlamenti”, thotë funksionari i PDSH-së.

Edhe pse nuk zbulohet me cilat argumente, Thaçi paraqitet para përfaqësuesve ndërkombëtarë, sipas brifingut nga partia, qëndrimet se BDI ka nxitur incidentin që të ndalojë opozitën të diskutojë për më shumë se 200 amendamente për rebalanc të buxhetit.

Me këtë edhe opinioni është i ndaluar të dëgjojë për “politikat e gabuara” të BDI-së, respektivisht është pamundësuar PDSH si opozitë në institucione të udhëheqë betejën kundër pushtetit. Sipas funksionarit, mu për këto shkaqe incidenti nuk duhet të banalizohet.

Në anën tjetër, BDI nuk heq dorë nga kërkesa për komision anketues të posaçëm që të zbardh incidentin mes deputetëve të PDSH-së dhe të BDI-së. Përfaqësuesit tanë akoma do të vendosin kur kërkesa për komision anketues edhe formalisht do ta dorëzojnë deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ka deklaruar një funksionar nga BDI. Në koordinimin e djeshëm te Veljanovski nuk është hapur tema për bojkot të PDSH-së. Dnevnik shkruan se partitë në pushtet nuk do të zgjedhin në paketë bojkotin e LSDM-së dhe të PDSH-së sepse dy partitë opozitare për shkaqe të ndryshme nuk marrin pjesë në punën e Parlamentit.

Exit mobile version