Site icon PORTALB

Dita 4: Koha për një analizë ditore!

Ramazani 2013

Ramazan

Kalojini 10-15 minutat e fundit të çdo dite Ramazani duke analizuar ditën tuaj. (Kjo mund të bëhet nëpërmjet mbajtjes mend, ose i formës së sh¬kruar. Ne ju sugjerojmë të dytën). 

Nëse dita juaj ishte produktive, pyeteni veten tuaj se çfarë shkoi mirë. Cilët ishin përbërësit që e bënë këtë ditë të suksesshme? Si mund ta përsërisim këtë eksperiencë çdo ditë? Mos harroni të falënderoni Allahun e Lartësuar për këtë bekim ndaj jush në këtë ditë të suksesshme. 

Nëse dita juaj ishte jo produktive, pyeteni veten çfarë shkoi keq. Si mund ta shmangim një ditë të ti¬llë nga përsëritja e mëtejshme gjatë Ramazanit? Kërkojini Allahut të Lartësuar t’jua lehtësojë gjendjen për të patur ditë produktive në vazhdim. Rishikoni qëllimet tuaja dhe bëhuni pozitiv; nëse do keni jetë, e nesërmja do të jetë më e mirë. 

Duhet të jeni të qëndrueshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e secilës ditë gjatë Ramazanit. Kështu që, në fundin e 10 ditëve, të jeni në majë të përjetimit shpirtëror, insha’Allah!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit

Exit mobile version