Nga kërcënimet e fundit të Presidentit Putin në Ukrainën Lindore, që ai vetë tashmë e quan Rusia e Re, krerët e NATO-s janë takuar në Cardiff të Wales-it, ku kanë marrë këto vendime.
► Do ndërtohen pesë pika të reja ushtarake në Baltik, Poloni dhe Rumani. Për secilën do ketë nga 600 ushtarë.
► Manovra permanente ushtarake në lindje të shteteve anëtare të NATO-s.
► Armatosje të bazës ushtarake në Poloni, Stettin, që do të jetë e gatshme për atak të shpejtë.
► 4000 ushtarë duhet çdohorë të jenë të gatshëm për sulme eventuale.
►Aeroplanet gjermanë duhet të marrin nën kontroll hapësirat ajrore të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Prej tani, BE-ja ka të drejtë të armatosë Ukrainën, por kjo ka rënë në kundërshtim me pozicionin e Merkelit, e cila, ka thënë se deri në takimin e ardhshëm të NATO-s, nuk do dërgojë armatime në Ukrainë./ Fitim Dika, Portalb