5 vendimet e NATO-s kundrejt Putinit

Nga kërcënimet e fundit të Presidentit Putin në Ukrainën Lindore, që ai vetë tashmë e quan Rusia e Re, krerët e NATO-s janë takuar në Cardiff të Wales-it, ku kanë marrë këto vendime.

► Do ndërtohen  pesë pika të reja ushtarake në Baltik, Poloni dhe Rumani. Për secilën do ketë nga 600 ushtarë.

► Manovra permanente ushtarake në lindje të shteteve anëtare të NATO-s.

► Armatosje të bazës ushtarake në Poloni, Stettin, që do të jetë e gatshme për atak të shpejtë.

► 4000 ushtarë duhet çdohorë të jenë të gatshëm për sulme eventuale.

►Aeroplanet gjermanë duhet të marrin nën kontroll hapësirat ajrore të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Prej tani, BE-ja ka të drejtë të armatosë Ukrainën, por kjo ka rënë në kundërshtim me pozicionin e Merkelit, e cila, ka thënë se deri në takimin e ardhshëm të NATO-s, nuk do dërgojë armatime në Ukrainë./ Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button