Site icon PORTALB

Tetovë, Neziri: Të bashkohemi me Selën për ta reformuar PDSH-në (VIDEO)

Kryetari i Këshillit Iniciues për Reformimin e PDSH-së, në Tetovë, Adnan Neziri

Kryetari i Këshillit Iniciues për Reformimin e PDSH-së, në Tetovë, Adnan Neziri

Kryetari i Këshillit Iniciues për Reformimin e PDSH-së, në Tetovë, Adnan Neziri, nëpërmjet një video-mesazhi ka bërë thirrje që të gjithë anëtarët e kësaj partie, dhe të gjithë qytetarët t’i bashkohen Lëvizjes për Reformim, iniciues i së cilës është kryetari aktual i Strugës,  Ziadin Sela.

“Jam këtu me një kërkesë konkrete që të gjithë t’i bashkëngjiteni Lëvizjes për reformim të Partisë Demokratike Shqiptare. Bashkëngjitja në këtë Lëvizje nuk është e rëndësishme vetëm për ardhmërinë Tuaj, por për ardhmërinë e gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Ne duam që shoqëria shqiptare të përparojë. Duam t’ua japim hapësirën e nevojshme të rinjve të talentuar, profesionistëve nga sfera të ndryshme dhe të vlerësojmë përvojën e pasur të më të moshuarve. Për këto shkaqe jam shumë i vendosur dhe i drejtpërdrejte, andaj sot kërkoj angazhimin e gjithsecilit.” thotë ai.

Më poshtë e keni përmbajtjen e plotë të video-Mesazhit të sotëm, nga Adnan Neziri:

Exit mobile version