Shfaqen foto të reja të Iphone 6 (FOTO)

Thashethemeve të shumta mbi produktin më të ri të Apple, iPhone 6 i cili do të prezantohet më 9 shtator zyrtarisht, duket se u është dhënë drejtim me disa fotografi të shfaqura së fundi në rrjetet sociale.
iphone6--
Pesë foto të publikuara në rrjetin social kinez “Feng.com” tregojnë se cilët dhe si mund të jenë komponentët për iPhone-n e ri dhe si mund të ngjasojë ai.
iphone6---
iPhone 6 do të jetë një telefon shumë i hollë, por më i madh (4.7 inç/ekrani) në krahasim me produktet e mëparshme. Lidhja me kufjet do të jetë në fund të iPhone-s, njësoj si te iPhone 5.

IPhone 6 i ri është përfolur të ketë në përbërje një xham prej safiri, një material i ri që do e bëjë ekranin më të fortë dhe më të qëndrueshëm.
iphone6
Kohët e fundit, analisti Matt Margolis ka thënë se të gjitha versionet e iPhone-ave të rinj do të kenë një ekran 5.5 inç prej safiri, ndërkohë që pritet që edhe ky version që do të dalë së shpejti të ketë po të njëjtin material në përbërje.

Në qoftë se fotografitë janë një e dhënë e saktë, iPhone i ri ka të gjasa të jetë si ky në foto dhe të dalë në dy ngjyra, i zi dhe i bardhë.
iphone6----

iphone6-

Lajme të ngjashme

Back to top button