Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se aeroplanët luftarakë dhe ata pa pilot kanë goditur militantët e Shtetit Islamik pranë qytetit Mosul të Irakut.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se sulmet ajrore janë mbështetje për operacionet e forcave irakiane të sigurisë.
Në të njëjtën kohë, Pentagoni ka thënë se ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore dhe ka dërguar ndihma humanitare në qytetin Amerli.
Ky qytet, i banuar me shumicë turkmene shiite, është i rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik për rreth dy muaj.