Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini së bashku me kryetarin e BVNJL-së kanë promovuar Ligjin ri për themelimin e zonave të gjelbërta dhe industriale.
Qëllimi këtij ligji është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik lokal dhe në shtet.
Një ndër risit e ligjit është se komunat do të mund të themelojnë edhe zona të gjelbërta, ku kompanitë do të kenë mundësi të prodhojnë energji elektrike nga burimet alternative.
‘Dobi më të madhe nga ky ligj do të kenë komunat dhe kompanitë të cilat duhet të investojnë. Sipas ligjit për zona industriale parashikohet edhe krijim i zonave të gjelbërta, qëllimi i të cilave është në këto zona të prodhohet energji elektrike nga alternative të energjisë’ tha Saraçini.
Kryetari i BVNJL-së Koce Trajanovski ka tha se kjo është një mundësi për komunat në republikën e Maqedonisë të japin kontributin e tyre në zhvillimin e ekonomisë lokale në komunat
‘Ne e përkrahim këtë ligj sepse ky ligj do të mundësoj komunat të formojnë zona industriale dhe zona të gjelberta ashtu që do të formojnë edhe ndërmarrje publike. Qëllimi i këtij ligji dhe komunave është përkundër zhvillimit lokal të vijnë investitorë të cilët do të ndërtojnë objekte që do të kenë shkallë të ultë të ndotjes, të cilët do të zbatojnë teknologji përparimtare që kursejnë energji dhe teknologji që do të ketë efekte minimale ndaj ambientit jetësor’ tha Trajanovski.
Propozim Ligji për themelimin zonave te gjelberta dhe industriale është miratuar nga qeveria pritet që të kaloj edhe në procedurë parlamentare.