Site icon PORTALB

Komisioni për ngjarjet e 24 dhjetorit nuk është i bllokuar, por kalon nëpër një fazë të konsultimeve

Mediat me informata kontradiktore rreth vazhdimit të punës së Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit

Mediat me informata kontradiktore rreth vazhdimit të punës së Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit

Burime të afërta me komisionin e ekspertëve që i shqyrton ngjarjet e 24 dhjetorit, i mohojnë informatat që i publikoi gazeta “Vest”, se momentalisht ai është në pauzë dhe se puna e tij është ndërprerë papritmas, pa gjasa për çbllokim të shpejtë.

Siç thonë burimet për portalin Libertas, tani kur rapori është 99% gati, komisioni kalon nëpër një etapë konsultimesh që është normale gjatë negociatave, rreth dy formulimeve kyçe për kualifikimet juridike të ngjarjeve të 24 dhjetorit, që në fakt është edhe mandati i saj, dhe të cilat duhet të bëhen ndërmjet ekipeve negociuese dhe liderëve të partive politike që e nënshkruan marrëveshjen e marsit, si dhe me komunitetin evropian.

“Informata për bllokadën nuk është e saktë dhe është keqdashëse” – thotë burimi nga komisioni. /Portalb

Exit mobile version