Turi Fenix këtë verë ka qënë më i nxehtë dhe më shpërthyes së kurrë. Tuna dhe Cozman, dyshja bombastike e showbizit shqiptar kanë qënë në qendër të vëmendjes për performancat e tyre dhe aktivitetet e shumta që kanë bërë.
Këtë herë këngëtari dhe reperi kanë ndalur në një club natë në plazhin e Velipojës ku fansa të shumtë kanë kërcyer nën ritmin e këngëve të tyre.
Tuna me një look “të pafajshëm” veshur me rroba të çelëta dhe flokët kaçurrela, nuk ka nguruar të joshë të dashurin e saj me disa lëvizje provokuese, teksa i ka bërë të famshmen “twerk” Cozmanit.