Site icon PORTALB

Neziri: Lidhja me Kosovën të jetë rruga Shkup-Bllacë

Ministri i ekonomise - Bekim Neziri

Ministri i ekonomise - Bekim Neziri

Vendet nga Ballkani duhet të jenë më të unifikuar, më të koordinuar në pjesën e ekonomisë dhe të paraqiten me strategji të përbashkët që të jenë më atraktivë si treg.

Kjo ishte porosia nga panel diskutimi në Berlin, i organizuar nga ministria gjermane e Ekonomisë në kuadër të Samitit Gjermani – BE – Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Ministri Neziri tha se lidhur me infrastrukturën rrugore, krahas kompletimit të Korridorit 10, shumë i rëndësishëm është edhe Korridori 8.
“Presim që lidhja me Kosovën të jetë rruga Shkup – Bllacë. Me këtë do të lidheshim në mënyrë indirekte me Serbinë, duke i ditur planet e Kosovës se planifikojnë të lidhen me Serbinë, e cila rrugë megjithatë do të mundësonte lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Ideja është që shtetet të lidhen që të kontribuojmë ndaj tërheqjes së investimeve të huaja”, tha Neziri.

Sipas Peshevskit, strategjitë janë rajonale, por megjithatë çdo shtet ka pjesë të veten nga punët që duhet t’i plotësojë, ndërsa Maqedonia veçmë e zbaton këtë parim dhe sipas projekteve është më e avancuar para vendeve të tjera në rajon.
Ai potencoi se tubimin e ka shfrytëzuar edhe një herë që ta promovojë Maqedoninë si destinacion investues me përqëndrim të posaçëm në projekte nga sfera e energjetikës, në çka u përkushtua sesioni i parë nga konferenca ekonomike.

Exit mobile version