Site icon PORTALB

Admir Mehmeti huazohet te Freiburg

Admir Mehmedi me fanellë të Dinamo Kiev

Admir Mehmedi me fanellë të Dinamo Kiev

Kalimi i Admir Mehmedit te Freiburg nuk është kompletuar ende. Dinamo Kiev kishte njoftuar se sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane do të kalojë te skuadra gjermane, si huazim në vitin e parë, me të drejtë blerjeje.

Drejtori sportiv i klubit të Bundesligës gjermane, Jochen Saier, ka konfirmuar interesimin për 22–vjeçarin, mirëpo për revistën Kicker ka deklaruar se marrëveshja nuk është kompletuar pasi kanë mbetur detaje për t’u qartësuar.

Mehmedi ishte transferuar te ukrainasit e Dinamo Kiev në fillim të vitit 2012, por pati një sezon aspak të mirë, me vetëm një gol të realizuar në 25 ndeshje.

Exit mobile version