Site icon PORTALB

Thaçi: Jemi shumë afër vendimit për bojkot të përhershëm të parlamentit

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ka deklaruar sot në Tetovë se incidenti i dy ditëve më parë mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së, ka qenë një skenar i Ali Ahmetit dhe BDI-së që siç tha Thaçi, për t`ia mbyllur gojën opozitës.

Numri një i PDSH-së theksoi se deputetët e PDSH-së janë fyer rëndë dhe kanë reaguar për shkak se fyerjet dhe sharjet që janë bërë nuk kanë të bëjnë me traditën dhe moralin shqiptarëve, njofton Tv Koha.

“Këto janë tentime për t`ia mbyllur gojën opozitës shqiptare por në këtë nuk do tia arrijnë, sepse puna e opozitës është që të folë dhe të kritikojë”, deklaroi Thaçi.

Thaçi ka theksuar se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në punët e kuvendit për një afat të pacaktuar kurse është shumë afër sjelljes së vendimit që të bojkotojë përgjithmonë parlamentin e Maqedonisë.

”Për këtë vendim duhen akoma konsullta shtesë brenda partisë dhe me faktorin ndërkombëtar” tha Thaçi.

Këto komente Thaçi ka bërë në vigjilje të mbledhjes së kryesisë qendrore ku janë zgjedhur koordinatorët e gjashtë njësive për mbajtjen e kongresit.

Koordinatorë për organizimin e kongresit të gjashtë të PDSH-së do të jetë deputeti Orhan Ibrahimi. Kongresi sipas informacioneve të brendshme partiake i PDSH-së duhet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version