Site icon PORTALB

Merkel provokon Serbinë, e ul pranë Kosovës

Kryeministri kosovar në ikje, Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Në konferencën e Ballkanit që sivjet mbahet në Berlin, duket se kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka marrë seriozisht, t’ju tregojë ballkanasve se ardhmja e tyre është BE-ja, dhe njëkohësisht të intensifikojnë marrëdhëniet mes tyre.

Kjo vërehet, edhe pasi, flamuri i Kosovës do jetë krahpërkrah me flamurin e Serbisë, pra dy kryeministrat e Ballkanit perëndimor do ulen pranë njëri-tjetrit, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuliç.

I pyetur nga prestigjiozja gjermane, Die Welt, se mos vallë kjo tregon se pas 15 vitesh Serbia e njeh më Kosovën, Thaçi përgjigjet:

“Konferenca e Ballkanit në Berlin tregon edhe njëherë se të gjithë vendet jemi të barabartë dhe se hyrja e Serbisë e Kosovës në BE, automatikisht do të thotë dhe njohjen reciproke të vendeve tona.”

Ai gjithashtu ka mohuar zërat se Kosova është rast i ngjashëm me Krimenë. /Portalb

Exit mobile version