Sot në Kuvendin e Maqedonisë, do ti ndahet çmimi “Nënë Tereza” për arritje të mëdha në interes të njerëzve civilë dhe për kontribut në fushën e humanitetit, Poliksena Ilioskas.
Vendimin e solli Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza” ndërsa ky cmim ndahet me rastin e shënimit të përvjetorit nga lindja e humanistes.
Po me këtë rast përfaqësuesit e Asociacionit qytetar “Shkupjania Nënë Tereza” do të vendosin lule në pllakën memoriale në sheshin Maqedonia.
Nënë Tereza është humaniste me famë botërore e lindur në Shkup dhe fituese e çmimit Nobel