Policia serbe të hënën në mëngjes në autostradën Beograd – Nish ka ndaluar një fugon me targa të Maqedonisë, në të cilin janë gjetur 11 emigrantë ilegal nga Siria.
Policia theksoi se emigrantët u gjetën në një makinë të tipit “Volksfagen” të parkuar në afërsi të Jagodinës, edhe atë para një stacioni policie.
Policia serbe ka gjetur vetëm emigrantët, ndërsa nuk ka gjetur shoferin e automjetit, që po transportonte emigrantët.