Site icon PORTALB

Kosova e Serbia, së shpejti me pika të përbashkëta kufitare

Kosova e Serbia, së shpejti me pika të përbashkëta kufitare

Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Bashkimit Evropian, do të nisin së shpejti ndërtimin e pikave të përhershme dhe të përbashkëta kufitare.

Ndërtimi i pikave të përbashkëta kufitare është si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, autoritetet e Kosovës, si Policia dhe Dogana, kanë filluar të aplikojnë ligjet dhe kontrollet e njëjta si në të gjitha pikat e tjera kufitare në Kosovë. Këtë e konfirmojnë për RTK-¬në, zyrtarë te policisë dhe Doganës në Jarinje.

Por, RTK mëson nga burimet e saj, se para disa ditëve, në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë është sekuestruar nga dogana e Kosovës një sasi e mallrave të ndryshme që tentohej të hynte ilegalisht në Kosovë dhe RTK ka siguruar disa fotografi nga ky aksion.

Përveç pikës kufitare në Jarinje, Policia e Kosovës dhe doganat bëjnë kontrolle edhe në transportin hekurudhor.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se tashmë janë në përfundim të përgatitjes së planit i cili parasheh ndërtimin e godinave që do të shërbejnë për të dyja palët në 6 pikat kufitare.

Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufirit, nga këndi analitik, shihet si mundësi e mirë për integrimin e veriut.

Objektet e përbashkëta të IBM-¬it do të ndërtohen me financimin e Bashkimit Evropian i cili tashmë ka alokuar fondet financiare për ndërtimin e objekteve si dhe ka kontraktuar kompaninë e cila do të hartojë projektet ndërtimore dhe do t’i kryejë punimet. /rtk/

Exit mobile version