Këngëtarja bukuroshe, Zanfina Ismajli, ka hedhur një fotografi në rrjetin social ‘Twitter’ ku shihet që është prezente në një dasmë që sipas shkrimit të këngëtares ishte dasma e shoqes së saj të zemrës.
“Dasma e shoqes së shpirtit” kishte shkruar ajo poshtë fotos. Ndonëse shoqja e saj u martua, duket se kjo gjë nuk është në planet e këngëtares, pasi pothuajse në çdo intervistë ajo ka përmendur se nuk e ka në plan një gjë të tillë deri të arrijë në moshën 30 vjeçare.
Ajo është duke u marrë vetëm me projekte në karrierën profesionale dhe së fundmi ajo ka lansuar këngën ‘Every Night’ dhe në klipin e kësaj këngë këngëtarja paraqitet mjaft seksi me një pamje më ndryshe se herët e kaluara dhe që nga lansimi i këngës, Zanfina ka marrë rreth 300 mijë klikime në kanalin ‘Youtube’.