Site icon PORTALB

Meta sfidon Berishën të derdhë kovën me akull mbi kokë (Video)

Meta sfidon Berishën të derdhë kovën me akull mbi kokë

Meta sfidon Berishën të derdhë kovën me akull mbi kokë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ftuar ish-Kryeministrin Sali Berisha të derdhë një kovë me akull në kokë!

Sfidën që po bën xhiron botës për të ndihmuar personat që vuajnë nga çrregullimi ALS e kanë përqafuar disa figura të njohura në Shqipëri, ndërmjet tyre edhe çifti Meta.

Sot, zëdhënësi i tij ka njoftuar se “ Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar nominimin e bërë në kuadër të nismës për të ndihmuar çdo person që vuan nga çrregullimi i njohur si ALS.

Pasi ka derdhur kovën me akull, z.Meta ka bërë nominimet e tij që janë, Sali Berisha, Mirza Alibega dhe Foto Strakosha.”/ OraNews

Exit mobile version