Site icon PORTALB

Jankullovska: Policia nuk do të intervenojë nëpër xhami

Jankulloska në konferencën e ministrave të brendshëm në Romë

Gordana Jankullovska

MPB nuk do t’i përgjigjet thirrjes së kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi që të kontrollohen personat të cilët po i mbajnë pengë dy xhami në Shkup.

Për ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, apeli i reisit Rexhepi, është deklaratë spektakolare për qëllime të tij personale.

Sipas Jankullovskës apelet e BFI-së për ndihmë rreth dy xhamive të cilat nuk janë nën kontrollin e tyre vijnë në kohën kur në Kosovë është zhvilluar aksion i madh policor për arrestimin e disa personave të cilët kanë marrë pjesë ose kanë rekrutuar persona të ndryshëm që të shkojnë në luftë në Siri dhe Irak, ndërsa në këta luftëra janë vrarë shtatë shtetas të Maqedonisë.

Exit mobile version