Site icon PORTALB

Botohet ditari i Jovanka Brozit, shqetësohet Serbia me te fshehtat që ndodhen aty

Jovanka Broz

Jovanka Broz

Jovanka ishte dëshmitare e proceseve të shumta politike vendore dhe ndërkombëtare. Disa nga ato procese janë aktual edhe sot.
Para se të vdiste, Jovanka, gruaja e Josip Broz Titos, kishte arritur të shkruaj memoaret dhe t’i dërgonte dikund jashtë Serbisë, me qëllim që të botohen pas vdekjes së saj.

Botimi i këtyre memoareve po pritet me interes të jashtëzakonshëm por edhe me ankth në Serbi.

-Memoaret do ta zbërthejnë në detaje kohën në të cilën jetuam, kush ishin projektuesit nën hije të fatit tonë, thotë për gazetën beogradase, ‘Veçernje Novosti’, regjisori Milan Saraç, mik shumëvjeçar i Jovanka Brozit, e cila i kishte thënë Saraçit se shënimet e saj kanë të bëjnë me kohën kur ajo ishte me Titon, transmeton FAKTINEWS.

Të fshehat e këtyre kujtimeve janë pesë: gjithëçka që ka qenë e panjohur për Titon, arsyeja e rrëzimit të Aleksandar Rankoviqit, ku janë eshtrat e Drazha Mihajloviqit, kush e çka punoi gjatë kohës së okupacionit si dhe rrëfime nga jeta e kundërshtarëve politikë të kohës së saj.

Memoaret janë ruajtur një kohë të gjatë jashtë Serbisë te një mik i Jovankës.

-Nuk e di kush është miku i saj, por jam i sigurt se dorëshkrimi nuk është në Serbi. Pas këtyre shënimeve janë në kërkim shërbimet sekrete të Serbisë dhe disa të tjerë, të cilat kanë qenë të involvuar në ngjarjet që i përshkruan Jovanka Broz. Supozohet se ajo kishte informacione për shumë qërime hesapesh që u bënë prapa kulisave, thotë Saraç për Novosti.

Jovanka ishte dëshmitare e proceseve të shumta politike vendore dhe ndërkombëtare. Disa nga ato procese janë aktual edhe sot.

Jovanka ishte e kërcënuar me vdekje dhe i ishte ndaluar të shkruaj gjatë kohës sa ajo ishte në izolim. Megjithatë, para fundit të jetës, ajo kishte vendosur të shkruaj gjithëçka që kishte ditur, thotë për Novosti miku i saj Saraç

Exit mobile version