Site icon PORTALB

BDI organizon zgjedhje të brendshme partiake

BDI - Llogo

BDI

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim njoftoi se të mërkurën ka mbajtur mbledhje në të cilën është vendosur njëzëri vazhdimi i procesit të riorganizimit të partisë, nisur në nëntor të vitit 2013.
Vendimi i Kryesisë Qendrore parasheh shpalljen e zgjedhjeve në ato degë që nuk iu kanë nënshtruar procesit të riorganizimit, por Statuti i partisë nuk përbën pengesë që ai të zhvillohet edhe në ato degë që kanë zgjedhur tashmë organet e veta.

“Vendimi cakton muajin nëntor (2014) si afatin e përfundimit të procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Në mbledhje, Kryesia Qendrore caktoi edhe koordinatorët e zgjedhjeve në nivel njësie zgjedhore, duke vendosur si më poshtë:

Si që njofton kjo parti, procesi i zgjedhjeve të brendshme, në nivel degësh dhe këshillash vendorë, u pezullua përkohësisht në mars të këtij viti, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe aktiviteteve zgjedhore ku u përfshinë të gjitha strukturat partiake.

Exit mobile version