Site icon PORTALB

‘Ushqimi në Maqedoni i sigurtë’

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk duhet të kenë dilemë se konsumojnë ushqim të sigurtë, duke përfshi edhe prodhimet e mishit, informojnë nga Agjencinë për ushqim dhe Veterinari.

Ky institucion që është përgjegjës për sigurinë e ushqimit ka reaguar lidhur me informacionet e fundit në media se ushqimi në Maqedoni nuk është i sigurtë.

“Me shumë përgjegjësi ne vërtetojmë se në Maqedoni importohet ushqim i sigurtë nga industritë ushqimore në vend”, deklarojnë nga Agjencia.

Ata kërkojnë nga mediat që mos të bëhet panik pa nevojë dhe hamendje tek qytetarët për cilësinë e ushqimit në Maqedoni.

 

Exit mobile version