Site icon PORTALB

Në kërkim të djaloshit Renato

Renato Xheladini

Renato Xheladini

20 polic e kanë kërkuar deponin në Kumanovë por nuk kanë gjetur as një shenjë që mund ti drejtonte se aty mund të gjendet 15 vjeçari Renato Xheladini për të cilin prindërit e kanë paraqitur si të zhdukur.

Renato herën e fundit është parë në deponi ndërsa prindërit dyshojnë se mund të jetë shtypur nga ekskavatori i cili shtyp mbeturinat. Renato ka humbur në pikë të ditës para 11 ditëve.

Prej asaj dite askush nuk e ka parë, as që dinë se ku është.

Nga policia e Kumanovës thonë se pasi kolegët e tyre që ishin të obliguar ta kërkojnë deponinë, janë kthyer në stacion dhe kanë inforumar se nuk gjetur asgjë, ndërsa më pas janë bashkangjitur edhe një numër i konsiderueshëm i policëve dhe së bashku me punëtorët e deponisë të ndihmuar nga mekanizime të rënda kanë filluar të gërryejnë në deponi por edhe ky tentim ishte i kotë.

Në kërkim janë kyçur edhe inspektor të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga MPB thonë se janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e djaloshit edhe pse deri më tani nuk ka ndonjë rezultat konkret.

 

Exit mobile version