Site icon PORTALB

Tregimi tronditës për vajzën e cila mund të komunikojë vetëm përmes kompjuterit (VIDEO)

Carly Fleischmann, skenë nga video

Carly Fleischmann, skenë nga video

Carly Fleischmann është një 18 vjeçare që vuan nga autizmi dhe nuk mund të flasë. Por ajo mund të komunikojë me familjen e saj përmes kompjuterit, një aftësi qe ajo filloi ta zhvillojë që në moshën 10 vjeçare, shkruan HuffingtonPost.

Në videon kreative me titull “Kafeja e Carly-it” mund të shihet si ajo e përjeton botën. Përmes syve të saj është treguar si ajo e kupton komunikimin mes babait dhe motrës së saj, mënyra se si ata i drejtohen dhe momentet kur ajo nuk mund ta shprehe atë që dëshiron, si ajo nuk ka në kontroll shqisat e saj.

Video është publikuar së bashku me një ueb-sajt dhe për këtë ka marrë çmimin ‘Luani i agjendë’ në Kanë. Video është nxjerrë nga libri i shkruar së bashku me babin e saj Arthur Fleischmann. Mbyllet me mesazhin e vajzës autiste: “Të gjithë kanë një zë të brendshëm. Unë gjeta mënyrë si ai të dëgjohet jashtë” .

Arthur, agjencia e të cilit krijoi videon i tha Fast Company që vajza e tij thotë se video ishte e “mirë” por jo një reflektim i “ përsosur” i eksperiencës së saj të përditshme. Në një intervistë për Simon&Schuster, babai i Carlyt shpjegon se si e ka rritur atë, se si ajo komunikonte nëpërmjet teknologjisë me të.

“Carly u diagnostikua në moshën dy vjeçare me autizëm tejet të vështirë, me çrregullim neurologjik që parandalon të folurin. Ne nuk mund ti flasim asaj sepse nuk e dimë se çka kupton ajo, dhe ajo nuk mund të flet me ne sepse ajo e ka të pamundur të flas. Teknologjia ishte çelësi kyç për ta zbërthyer zërin e Carlyit” tha Arthur.

Carly është regjistruar edhe në Universitetin e Torontos. E entuziazmuar ajo në Facebook shkroi “Unë Carly Fleischmann, një person i cili nuk mund të flet është regjistruar në Universitet. Do të doja shumë ta shihja fytyrën e mësueses time të kopshtit. Ajo mendonte se unë nuk e pëlqeja atë sepse nuk e shikoja. Mësimi që mund ta marrim nga e gjithë kjo është se gjithkush mundet” shkruan Carly.

/Portalb

Exit mobile version