Site icon PORTALB

Kundër ndërtimit të Urës së Boshkut dhe Fushës së Lukovës, grumbullohen 80 mijë nënshkrime

Lugina e Llukovës

Lugina e Llukovës

Organizatat ekologjike në Maqedoni kanë arritur të grumbullojnë  79.473 përkrahës nga vendi dhe jashtë për të ndaluar projektin për ndërtimin e Urës së Boshkut dhe Fushës së Lukovës në Parkun Nacional të ‘Mavrovës’.

Peticioni ndërkombëtarë për shpëtim të një nga parqet më të vjetra nacionale në Evropë filloi më 9 prill të këtij viti deri më 5 gusht.

Peticioni i drejtohet kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, drejtorit të Bankës Evropiane për zhvillim dhe rindërtim dhe drejtorit të Bankës Botërore për Evropën Jugperëndimore ndërsa kërkohet ndërprerje të financimit të kapaciteteve energjetike dhe heqje dorë nga realizimi I tyre.

Exit mobile version