Site icon PORTALB

Etnon dhe Lyrical Son, së shpejti videoklipi

Etnon dhe Lyrcial Son

Etnon dhe Lyrcial Son

Reperët veteranë të skenës së hip hopit shqiptar, Etnon, kanë realizuar një bashkëpunim me një prej top reperëve të skenës, Lyrical Son.

Lajmin e ka konfirmuar Genc Prelvukaj në faqen e tij private në Facebook, ku ka shkruar se kënga mbaroi dje regjistrimin dhe se javën e ardhshme xhirohet videoklipi.

Videoklipi i kësaj kënge pritet të lansohet në shtator, teksa ky nuk është i fundit projekt nga Etnon, që edhe në nëntor do të publikojnë një tjetër projekt, mësojnë burimet e Telegrafit pranë Genc Prelvukajt.

Ky është rikthim i fuqishëm i Etnon në skenën e hip hopit, pasi që ka kohë që ata nuk kanë prodhuar muzikë – e që shihet po ashtu se nuk e kanë ndërmend ta lënë atë. /Telegrafi/

Exit mobile version