Janakieski: Të mos pritet momenti i fundit për legalizimin e objekteve

Qytetarët dhe kompanitë të cilat dëshirojnë t’i legalizojnë objektet e ndërtuara pa leje, t’i dorëzojnë sa më shpejt që është e mundur elaboratet gjeodezike, apeloi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Sipas tij, pikërisht mosdorëzimi i elaborateve gjeodezike, por edhe marrëdhëniet e pazgjedhura pronësoro-juridike janë shkaqet kyçe të cilat e ngadalësojnë procesin e legalizimit.

“Qytetarët dhe kompanitë duhet t’i përpilojnë elaboratet të cilat janë me çmime jashtëzakonisht të ulëta, më pak se një euro. Afatin përfundimtar për dorëzim veçmë e kemi vazhduar, deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Deri atëherë ka kohë të mjaftueshme, por nuk duhet të pritet dita e fundit”, tha Janakieski pas dorëzimit të vendimeve për legalizim në komunën Gjorçe Petrov.

Ministri u bëri thirrje edhe shfrytëzuesve të ndihmës sociale të parashtrojnë kërkesë deri te Agjencia për kadastra e cila, në pajtim me ndryshimet ligjore, falas do t’u përpilojë elaborate gjeodezike. Për to, përkujtoi, falas është tërë procesi i legalizimit.

“Maqedonia afrohet deri te numri 100.000 objekte të legalizuara që e konfirmon faktin se jemi një prej vendeve të rralla të cilat me sukses e zbatojnë procesin. Megjithatë, aktiviteti do të rumbullaksohen me zgjidhjen e të gjitha 360.000 lëndëve”, theksoi Janakieski.

Me ndryshimet ligjore dhe elaboratet falas pritet legalizim i të zbatohet te afër 40.000 familje shtesë.

Në Gjorçe Petrov sot vendime për legalizim të ndërtesave pa leje iu ndanë 38 qytetarëve. Siç theksoi kryetari i komunës Sokol Mitrevski, ata tani duhet të nxjerrin fletëpronësi, ndërsa për këtë nevojitet dokumentet që i kanë marrë nga komuna t’i dorëzojnë deri te kadastra.

Në komunën Gjorçe Petrov çdo javë ndahen nga të paktën 50 vendime që konfirmon se administrata është e azhurnuar dhe ballafaqohet me sfidën.

Lajme të ngjashme

Back to top button