Site icon PORTALB

Pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Vendkalimet kufitare

Vendkalimet kufitare

Gjatë mëngjesit të sotëm është regjistruar numër më i madh i makinave të cilat presin në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë.

Sipas informacioneve të LAMM në këto dy vendkalime kufitare për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje nuk janë më të gjata se të zakonshmet.

LAMM njofton se kjo pritje ka të bëjë vetëm për pjesën e kontrollit nga policia dhe dogana e Maqedonisë.

Exit mobile version