Matka e mbushur me mbeturina, vizitorët të zhgënjyer

Kontejnerë të mbushur, mbeturina të hedhura në rrugë. Kështu shkurt mund të përshkruhet pamja e vendit turistik në Matkë të Shkupit, vend I cili gjatë ditëve të verës është i mbushur me vizitorë.

Për fat të keq këtë fotografi e shohin edhe turistët e huaj të cilët vijnë për ta vizituar këtë vend turistik.

Vizitorët ankohen se në këtë vend nuk ka shporta për mbeturina, ndërsa kontejnerët nuk pastrohen rregullisht.

Qytetarët nuk janë të sigurt se në kompetencë të cilit është ky vend turistik, Komunës së Sarajit apo Qytetit të Shkupit pasi që të dyja institucionet ja hedhin fajin njëra tjetrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button