Site icon PORTALB

(Foto) Furgona me lypsarë nga Shkupi, zbarkojnë në Strugë!

Sezoni veror turistik në Strugë, përveç elementeve pozitive, veçohet edhe me një karakteristikë shumë negative dhe të dëmshme për imazhin e qytetit. Ashtu si çdo vit edhe sivjet, në rrugët e qytetit ndjeshëm është shtuar numri i lypsarëve kryesisht të komunitetit rom, të cilët në format nga më të ndryshmet kërkojnë lëmoshë nga kalimtarët, shkruan portali Drini.mk.

Vazhdimisht thuhet se fluksi i lypsarëve vjen nga qytetet e tjera të Maqedonisë të cilët tentojnë të shfrytëzojnë lëvizshmërinë e shtuar të njerëzve në Strugë, por më tragjike është fakti se në të shumtën e rasteve këto lypsarë të moshave të ndryshme duke përfshirë këtu fëmijë që nga miosha 3 vjeçe deri në pleq dhe plaka të msohës së thyer, dyshohet se shfrytëzohen nga persona të tretë të cilët i sjellin ato në Strugë dhe më pas ua marrin të hollat e fituara në formë lëmoshe.

Një rast i ngjashëm është hasur mbrëmë në qytetin e Strugës, ku disa qytetarë kanë vërejtur dhe fotografuar një furgon me targa të Shkupit, i cili ka qenë i mbushur me njerëz të moshave të ndryshme të cilët i kanë zbritur në Strugë, përballë Pallatit të Kulturës, nga ku më pas janë shpërndarë për të lypur në rrugët kryesore të qytetit. Rasti në fjalë është fotografuar nga kalimtarët e rastit.

Ministria për punë dhe politikë sociale e cila është kompetente për të ndërmarrë masa ndaj këtij fenomeni të turpshëm, siç duket nuk është fare e interesuar për të ndërmarrë diçka konkrete në qytetin e Strugës, ku ky problem tashmë është i përvitshëm dhe tejet negativ.

Exit mobile version