Site icon PORTALB

Zuckerberg sulmohet nga një ish-punonjës

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg

Në librin e tij, Noah Kagan, një inxhinier dhe ish-punonjës i rrjetit të njohur social, ka treguar të gjitha mënyrat e çuditshme dhe të tmerrshme që përdorte Zuckenberg për të stimuluar punonjësit e tij

Nëse mendoni se Martin Zuckerberg është njeriu që japin mediat apo ai djali i cili derdh një kovë me ujë të ftohtë në kokë për të mbledhur fonde për ALS, atëherë jeni gabuar. Të paktën kështu shprehet një ish-inxhinier i tij i cili ka punuar në Facebook.

Në librin e tij, Noah Kagan, një inxhinier dhe ish-punonjës i rrjetit të njohur social, ka treguar të gjitha mënyrat e çuditshme dhe të tmerrshme që përdorte Zuckenberg për të stimuluar punonjësit e tij.

“Unë do të gjuaj me grusht, do të të hedh një kovë me ujë të ftohtë, do të të thyejë kompjuterin në kokë, apo në raste të tjera na tregonte shpatën e Samurajt, këto ishin teknikat e tij të çmendura”, tregon Kagan, i cili i jep një imazh të keq pronarit të famshëm Zuckenberg.

Exit mobile version