Site icon PORTALB

Për një javë mbi 13.000 nënshkrime kundër testimit ekstern

FAR-i ka organizuar mbledhjen e nënshkrimeve kundërt testimit ekstern

FAR-i ka organizuar mbledhjen e nënshkrimeve kundërt testimit ekstern

Mbi 13 mijë nënshkrime janë mbledhur brenda vetëm një jave në peticionin që e organizoi Forumi Arsimor Rinor (FAR), me të cilin kërkohet anulimi i testimit ekstern dhe shpallja e tij për projekt pilot. 

Peticioni do të vazhdojë edhe në tri ditët e ardhshme, dhe më pas, bashkë me kërkesën për anulimin e testimit ekstern, do të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 

Nisma për mbledhjen e nënshkrimeve ka filluar më 3 korrik në gjithsej 15 qytete: Shkup, Tetovë, Kërçovë, Dibër, Strugë, Ohër, Manastir, Veles, Kumanovë, Kratovë, Dellçevë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Shtip. 

FAR-i vlerëson se në procesin e vlerësimit ekstern ka shumë mangësi, që kanë ndikuar në notën e nxënësve. /Portalb

Exit mobile version