Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjeçe.
News 24 zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjeç, sekretari i deputetit të PS’së, Koço Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14 vjeçare.
Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.
“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.
“Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoi të vijë, unë e pres me padurim”.
Agron Cane është cmendur pas trupit të njomë të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “9-tetori”, madje mundohet të hiqet si profesionist në ceshtje seksi. Cane shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë i maksimal, pasi siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla, plus që seksin do ta bëj ngadalë-ngadalë.
“Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks”, këshillon Agron Cane.
“E di si është puna e femrës, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është”, shton me tej Cane.
Agroni thotë se vajza nuk do pësojë asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, madje shton se 14-vjeçares do t’i pjellë kokoshi duke nënkuptuar të mirat materiale që do të përfitojë pasi ai të zgjidhet kryebashkiak i Sarandës.
“Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane.
Agron i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëqoftëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë.
Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë E. G., t’i telefonoj 14-vjeçares të vij në zyrë, pasi thjesht do ta përgatisi për aktin final.
“Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane.
Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetra femra janë lutur për të bërë seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi thotë se nuk është manjak seksual.
“Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi”, rrëfen Agron Cane në kamerën e fshehtë.
(KUJDES: VIDEO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)