Padi penale nga policia e Strugës dhe masën paraburgim prej 30 ditëve mori 56 vjeçari Z.S nga Vevçani i dyshuar për vepër të kryer penale “Vrasje”.
I denoncuari, siç kumtoi sot SPB Ohër, veprën penale e ka kryer më datën 13 të këtij muaji, në orën 21 e 30 minuta në verandën e kafenesë “Piajca” në Vevçan.
Pasi e ka braktisur objektin, siç është theksuar, tani i arrestuari Z.S është larguar në shtëpinë e tij ku pas një kohe të shkurt është arrestuar dhe privuar nga liria.