Gjatë korrikut të këtij viti janë dhënë 169 leje ndërtimi që është për 6.1 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve ka qenë 1.033.421 denarë që është 28 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 126 janë për ndërtesa të mëdha, 18 për objekte të vogla dhe 25 për rekonstruksione.
Në këtë periudhë është e paraparë ndërtimi I 292 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 26 765 metër katrorë.
Më shumë leje, 54 janë dhënë në rajonin e Shkupit më pas rajoni i Pollogut me 37 leje ndërtimi, 20 pjesa jugperëndimore e vendit, 15 rajoni i Pellagonisë.