POLICIA DHE PROKURORIA E KOSOVËS MË E AFTË SE FBI, CIA DHE MI6

Nëse vepra makabre e psikopatit Muhaxheri ka shërbyer si preteks për policinë dhe prokurorinë kosovare që të bëjë “gjuajtjen e shrigave” mes besimtarëve musliman, me arsyetime të komplotit terrorist në Kosovë, atëherë , duhet konkluduar që kjo polici dhe prokurori kanë humbur sensin e profesionalizmit.  Ata “kanë haruar” që ka pasur plot këso psikopata mes ushtarëve amerikan në Irak, të cilët kanë dhunuar, ekzekutuar dhe masakruar civil të pafajshëm (bile edhe janë fotografuar me viktimat e tyre), por drejtësia amerikane i gjykoi ata individualisht dhe rastet e tyre nuk i lidhi me komplote terroriste në SHBA.  Ata poashtu “kanë haruar” që akuza për pjesëmarrje në luftën në Siri dhe Irak, është diçka tjetër, ndërsa akuza për komplot terrorist në Kosovë, është shumë diçka tjetër.

Nëse meret parasysh fakti që deri sot në tërë tërritorin e Kosovës, nuk ka pasur as edhe një vepër më e vogël dhune apo terrori, e në anën tjetër të ngresh padi ndaj 57 qytetarëve (40 të arrestuar deri tani) dhe t’i akuzosh për komplote terroriste në Kosovë, kjo na jep të kuptojmë njërën nga dy të vërtetat:

–          Ose FBI, CIA, por edhe MI6 duhet t’i bajnë ujë policisë së Kosovës , sepse këta kanë arritut që të parandalojnë komplote terroriste bile ende edhe pa u paramenduar fare nga vet “terroristët” .

–          Ose, kjo polici del se janë qyqarë dhe sharllatana  skajshmërist të politizuar, dhe nga profesionalizmi i tyre nuk u ka mbetur as edhe P-ja.

Në botën e qytetëruar duhet guxim i madh që të paditen dhe të arrestohen një numër aq i madh qytetarësh, sepse  57 qytetarë nga vende të ndryshme në Kosovë janë reth 0.003% e banorëve të përgjithshëm . Nëse bëhet një komparacion proporcioonal mes banorëve të Kosovës, të Anglisë dhe të SHBA-ve, del që nga një aksion i tillë në Angli do të ishin arestuar afër 2000 qytetarë, ndërsa në SHBA, do të ishin arrestuar afër 10.000 qytetarë.

Prandaj që ky senzacion policor të mos rezultojë si tragjikomik dhe islamofob, (sepse po luhet me nderin individual dhe familjar të qytetarëve të saj)  policia dhe prokuroria e Kosovës, shumë shpejt duhet të del me të dhënat e sakta profesionale , konform institucioneve policore botërore.

Ata duhet të dalin me emrin e organizatës terroriste, liderin e saj, motivet politike të kësaj organizate, si dhe me agjendën e veprimeve të parandaluara terroriste në territorin e Kosovës.

Nëse , nuk dilet me të dhënat e konfirmuara ndaj të akuzuarve mbi qëllimet e tyre terroriste , atëherë Zoti i ruajt shqiptarët dhe besimtarët musliman, sepse më nuk e di se çfar e dallon policinë shqiptare të Kosovës , nga policia serbe dhe policia maqedonase.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. SHPRESOJ QE FUNKCIONARET DHE ELITA KOSOVARE TA LEXOJE KETE SHKRIM DHE ELITA SHQIPTARE NE TERESI DHE TE MENDOJNE SE A THUA KJO SJELLJE E TYRE E NDIHMON CESHTJEN E KOSOVES DHE SHQIPTAREVE APO NDOSHTA ME PAAFTESINE E TYRE QE PO TREGOJNE PAPJEKURI ADOLESHENTE QE VETE URREJNE POPULLIN E VET DHE VETVETEN ME TEPER SE TJERET DHE I MVESHIN GJERA TE PAVERTETA DHE SHUME TE RENDA ME PASOJA PER GJENERATAT E ARDHSHME QE KURR SDO TE MUNDET TE BINDIM OPINIONIN BOTERORE DHE MEDIUMET BOTERORE SE ATA PO SHENOJNE GJITHCKA , SE SHQIPTARET SJANE NJEREZ TE RENDOMTE POR TERRORISTA- ( LARG CDO REALITETI ) !!!???

Back to top button