Site icon PORTALB

20 të plagosur nga përplasja e dy autobusëve

MPB

MPB

Dhjetëra të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi nga përplasja e dy autobusëve në pjesën lindore të Maqedonisë.

Aksidenti ka ndodhur të martën pasdite, në aksin rrugor Manastir – Demir Hisar, në lokalitetin e njohur si Ura e Bardhë.

Njëri nga autobusët është i kompanisë “Gjoko Turs” nga Krusheva, ndërsa tjetëri “Teo Travel” nga Manastiri, që po transportonin udhëtarë dhe punëtorë.

Për shkak të aksit të rrezikshëm rrugor, njëri nga autobusët është rrokullisur në lumin e afërt.

Jozyrtarisht mësohet për mbi 20 të plagosur, prej të cilëve tre janë janë gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike në Manastir.

Exit mobile version