Ka qenë fatale vetëshkrepja (selfie) që kanë dashur të kryejnë një çift, në vendin më perëndimor të Europës, Cabo da Roca, 20km larg kryeqytetit Lisabona.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, të ditës së djeshme. Fillimisht ata kanë kaluar gardhin, që fotoja të duket më e bukur, e më pas kanë rrëshqitur në 80 m lartësi, përpara syve të fëmijëve të tyre. Më saktë, ngjarjen tragjike e keni të ilustruar në video.
Çifti ka qenë diku 40 vjeçar, ndërsa fëmijët e tyre tani ndodhen nën vëzhgimin e psikologëve. /Portalb