Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.
Siç informojnë nga LAMM sot prej orës 08 deri 16 , në aksin rrugor fshatin Mavrovë- Mavrovi Anovsi, rruga nga udhëkryqi drejt Galiçnikut deri te hoteli Bistra, do të mybllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve për shkak të asfaltimit. Për qarkullim mund të shfrytëzohet rruga alternaitve përmes fshatit Leunovë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti. Përkujtojmë se kjo informatë i dedikohet vetëm për palën e Maqedonisë të vendkalimeve.